Berisha garanton komisionerin Fule: Të angazhuar për 12 kushtet

Mar 30, 2011 | 14:03

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka garantur Komisionerin e BE-së për Zgjerimin z. Stefan Fule, se qeveria është e angazhuar për plotësimin sa më shpejt të 12 kushteve të lëna nga BE për integrimin e vendit. Gjatë takimit mes tyre, sot në kryeministri,

Berisha theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian është dhe mbetet projekti më madhor i këtij shekulli për Shqipërinë dhe se qeveria është e vendosur, e angazhuar, dhe po punon me të gjitha forcat për të përmbushur të gjitha kriteret, kërkesat e standardet që kërkon ky proces.

Ndërkohë komisioneri Fule ripohoi mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian për realizimin e të gjitha reformave që kërkon anëtarësimi i shpejtë i Shqipërisë në BE.

 

Në takim u diskutua që seminari i sotëm për integrimin të pasohet nga konsultime dhe evenimente të tjera kontakti midis Shqipërisë dhe BE-së me qëllim ndjekjen dhe realizimin e prioriteteve të përcaktuara nga komisioni në Opinionin e tij. “Seminari do të konkludojë në një sërë masash afatshkurtra e afatmesme për përmbushjen e të 12 kërkesave të Opinionit dhe kërkesave të tjera të lidhura me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”- bën me dije zyra për shtyp e kryeministrit.

© Panorama.al

Te lidhura