ELBASAN-Dite inaugurimesh ne Elbasan, ne kete feste vere. Kryeministri Sali Berisha ka qene i pranishem ne inaugurimin e nenstacionit elektrik ne Fushe Mbret, e me pas edhe ne inaugurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e qendrës tregtare ORTI.
Segmentin energjitik Tiranë-Elbasan-Podgoricë, eshte cilesuar nga Berisha si një ndër veprat më të mëdha në vend. Ndersa qendra tregtare me sipërfaqe ndërtimi 5900 metra katror, është një investim privat me vlerë 2 milion euro.
Duke i përgëzuar drejtuesit e kompanisë ORTI për këtë investim, Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria nuk do të ndërpresë përpjekjet e saj të vazhdueshme për të bërë Shqipërinë vendin me klimën më të mirë të biznesit dhe të investimeve.
Kryeministri u ndal dhe në shpalljen e amnistisë fiskale nga qeveria, ku i ftoi të gjitha forcat politike të rikonsiderojnë qëndrimin e tyre dhe të mbështesin amnistinë. Në këtë ceremoni Kryeministri shoqërohej edhe nga deputetë të qarkut të Elbasanit.
© Panorama.al











