TIRANË- Kreu i qeverisë ka kërkuar përshpejtim të punës për përgatitjen e ligjit për amnistinë fiskale dhe I ka kërkuar ministrit të Financave, Ritvan Bode që ligji të jetë gati më 22 mars. “Ministri Bode, është e rëndësishme që ligji i amnistisë fiskale të shkojë në Kuvend para 22 marsit. Ju keni punuar gjerësisht, keni bërë takime në vjeshtën që kaloi me biznesin, keni bërë takime me ekspertë, ndaj dhe do të sugjeroja që të kompletohen me takime të tjera dhe 22 marsi të jetë një ditë e gëzueshme, si është për cdo shqiptar, por edhe një ditë që ne shprehim respektin tonë vlerësimin ndaj biznesit duke paraqitur atë në në Kuvend”- tha Berisha.
Sipas tij, opozita duhet të japë votën e saj për këtë ligj që bëhet vetëm në favor të biznesit. Berisha ka sqaruar edhe njëherë se nga ligi përfitojnë absolutisht të gjithë bizneset, duke përjashtuar dy kategoritë që ai i deklaroi që në krye të herës, teksa prezantoi nismën; paratë e drogës e trafiqeve të tjera të pista dhe gjithë bizneset që kanë lidhje me pushtetarë ose ish pushtetarë.











