Berisha-Arvizu: Krenarë për marrëdhëniet

Mar 15, 2011 | 16:36

TIRANË- Ditë të madhe në historinë e Shqipërisë dhe shumë të rëndësishme për gjithë shqiptarët, e ka quajtur kreu i qeverisë 20 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Në ceremoninë e zhvilluar për nder të kësaj dite, kryeministri ka vlerësuar shumë jetike marrëdhëniet me aleatin e madh, SHBA-në, ndërkohë që ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu duke ndarë të njëjtin mendim ka shtuar se vitet më të mira, janë ende duke ardhur.

Berisha ka theksuar mirënjohjen e shqiptarëve për mbështetjen e SHBA-së dhe këtë e vlerësojnë maksimalisht. Ndërkohë, Arvizu ka apeluar për bashkëpunim politik, duke kërkuar tejkalimin e problemeve politike.

“Nuk ka probleme që kemi dallime të theksuara politike, e rëndësishme është që diferencat t’i kthejmë në avantazhe. Duhet theksuar se shqiptarët nën drejtimin e qeverive gatë 20 viteve kanë pasur arritje të mëdha për të cilat duhet të jenë krenarë.  Jam shumë krenar për marrëdhëniet mes nesh dhe për ata që kemi arritur. Vitet më të mira i kemi përpara”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura