Benfika publikon pamjet dhe i del në mbrojtje Prestianit: E pamundur që lojtarët e Realit të kenë dëgjuar atë që pretendojnë se…

Feb 18, 2026 | 11:22

Benfika publikoi një video ku tregon incidentin në stadiumin Luz, të ndjekur nga reagimi i menjëhershëm i brazilianit, i cili vrapon drejt gjyqtarit për t’u ankuar.

vini

“Siç e tregojnë imazhet, duke pasur parasysh distancën, lojtarët e Real Madridit nuk mund ta kenë dëgjuar atë që thonë se kanë dëgjuar”, shkruhet në mbishkrimin e videos duke sugjeruar se është e pamundur që shokët e ekipit të Viniciusit të kishin dëgjuar ndonjë fyerje.

Kontradiktat shpërthyen kur braziliani akuzoi argjentinasin për ofendime raciste, një version i mbështetur nga Kilië Mbape, i cili deklaroi se e dëgjoi Prestianin duke e quajtur brazilianin “majmun” pesë herë.

Benfika shprehu solidaritet me lojtarin e saj, duke ndarë deklaratën e tij, ku ai i mohon kategorikisht akuzat: “Dua të sqaroj se në asnjë moment nuk kam drejtuar fyerje raciste ndaj Vinícius. Ai e keqinterpretoi atë që beson se dëgjoi.” Klubi shtoi në mesazh “Së bashku, në krahun tuaj”.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura