
Për Bert Kuby, bashkëpunëtor i Departamentit të Shqipërisë në Komisionin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, viti 2020 mund të jetë viti i anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Deutsche Welle ne shqip shkruan sot se “BE po jo? Jo! Nuk është kjo pyetja, por: BE po, por kur?
Zyrtari gjerman Bert Kuby ishte i ftuar nga studentët (Albschaft) dhe Katedra e Albanologjisë së Mynihut për të mbajtur një referat për stadin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.
“2020-ta mund të hynte në histori si viti i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por në qoftë se gjithçka shkon ashtu si duhet e Shqipëria i përmbush të gjitha standardet e kërkuara nga BE-ja.”- tha ia studentëve.
Sipas Kuby, Shqipëria ende nuk ka arritur t’i realizojë standardet që i duhen për të filluar bisedimet e anëtarësimit, duke shtuar se pengesë për arritjen e tyre nuk është mungesa e kapaciteteve e aftësive, por e vullnetit politik brenda vendit.
© Panorama.al











