Basti i Riberi: 3 titujt, ose reporter te Bild

Sep 16, 2011 | 12:17

Riberi synon të japë gjithçka për fanellën e Bajernit dhe sigurisht të fitojë gjithçka me ta. Gjatë një interviste për “Sportbild”, ai tregon se vjet pati vënë një bast për fitore të kampionatit dhe e humbi atë, por për këtë sezon basti i tij është trefishuar, duke vënë bast për fitore jo vetëm të Bundesligës, por edhe të Kupës së Gjermanisë dhe Champions-it. Por, nëse ai dështon përsëri dhe nuk mban fjalën, atëherë premtimi i tij është të punojë një ditë si reporter për gazetën “Sportbild”.

© Panorama.al

Te lidhura