TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama aktualisht kreu i bashkise se Tiranes, ka konfirmuar zyrtarisht se do te garoje per nje mandat te katert ne zgjedhjet vendore te 8 majit, sipas tij per te fituar edhe njehere Tiranen. Deklarata bere ne mbremje ne emisionin “Top Story”, ku eshte i ftuar Rama, ai ka konfrmuar rikandidimin, sipas tij i shtyre nga gjithe ata qe e kane zgjedhur dhe presin prej tij vazhdimin e betejes per qytetaret.
Rama ka pranuar se PS-ja ka elemente shume te rendesishem, por ne kushte kur bejeta eshte e ashper dhe kundershtari asapak luajal, ai detyrohet te rihyje ne gare.
“Unë do ta marr përsipër të qendroj kryetar i bashkisë për të gjithë ata që e kërkojnë këtë gjë nga unë, për të gjithë ata që më kanë cuar fjalën e tyre, veteranë apo të rinj, njerëz të afërt apo të largët. Për mua sot është një detyrim që e ndjej si pjesë integrale të kësaj beteje për t’u përballur në cdo hapësirë me këtë regjim. Do qendroj kryetar i bashkisë, nuk ka dyshim që do votohem”, tha ai.
Rama ka pranuar se shumëkush mi ka thënë prej kohësh se është koha për t’i dhënë Tiranës një tjetër kryetar apo kryetare bashkie të PS dhe “për mua që të angazhohem fund e krye me punën aspak të lehtë të udhëheqësit të opozitës. Por në anën tjetër më është dashur të ndeshem përditë e më shumë me zërat e mijëra njerëzve, drejtpërdrejtë, në rrugë e me mesazhe, duke më kërkuar që unë të qendroj kryetar i bashkisë, sikur ma kërkonin si dicka që nuk mund ta refuzoja”, theksoi ai.
Rama eshte shprehur i bindur se eshte e do te jete kryetar i Bashkise se Tiranes per gjithe ata qe e kane votuar dhe do vazhdojne ta votojne.
© Panorama.al











