ELBASAN- Kryeministri Sali Berisha, duke uruar nga Elbasani, Ditën e Verës ka premtuar se vitin tjetër kryebashkiaku i ri i Tiranës dhe kryebashkiaku i ri i Elbasanit do të bëjnë një axhendë të përbashkët për të festuar Ditën e Verës.
Pyetur nga mediat e interesuara, nese do te jete ministri i Brendshem, Lulzim Basha, kandidati, kreu i qevrise eshte pergjigjur shkurt e prere: Kush tjeter! Duke saktesuar ne kete menyre se tashme kandidatura e PD-se per Bashkine e Tiranes nuk eshte vetem e perfolur, por e vendosur.
Ne viziten e tij ne Elbasan, Berisha ka qene i shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj. Liri Berisha, së bashku me nipin dhe mbesat. Kryeministri përshkoi në këmbë bulevardin qendror të këtij qyteti, përgjatë të cilit u takua dhe u përshëndet nga qytetarë të shumtë.
Më pas, Kryeministri u ndal në Panairin “Dita e Verës 2011”, i çelur me rastin e kësaj feste, ku vizitoi stendat e tij dhe bashkëbisedoi me tregtarë e biznesmenë që ekspozonin produktet e tyre.
Ai ka kujtuar vepren shume te rendesishme infrastrukturore, autostraden Tiranë – Elbasan, e cila është edhe segmenti kryesor i Boshtit të Jugut dhe ka garantuar Dhomën e Tregtisë së qytetit dhe pjesëmarrësit në këtë Panair se do të “qeveria qëndron në mbështetje të plotë prapa çdo lloj biznesi, në mënyrë që të krijojmë sa më shumë vende pune, të punësojmë sa më shumë njerëz, të rrisim prosperitetin, mirëqenien, të zhvillohemi”.
© Panorama.al











