Basha analizon 100 ditët: Mbajtje e premtimeve

Nov 7, 2011 | 11:37

TIRANE- Kryebashkiaku, Lulzim Basha ka bere bilancin e 100 diteve te tij ne krye te Bashkise se Tiranës. Mbajtje e premtimeve te bera per 100 ditet e para dhe me tej  vazhdim te punes per permiresimin e jetes se kryeqytetasve, rritjen e cilesise se sherbimeve, punesim dhe mbrojtje per konsumatorin.

“Në qendër të veprimtarisë është një bashki e hapur për qytetarët dhe kjo është reflektuar. Kjo praktikë do të ndiqet edhe më tej dhe më vonë do të bëjmë publik për bashkëpunimin me qytetarët. Në themel qëndron bindja jonë që mënyra për t`i trajtuar problemet e qytetarëve është dëgjimi i tyre. Bashkëbisedimi me qytetarët ka qenë i frytshëm dhe një mënyrë me këmbë në tokë për të matur eficencën e bashkisë” tha Basha.

Basha deklaroi sot se nje tjeter premtim i mbajtur është edhe hipotekimi i banesave në Tiranë. Sipas tij ka përfunduar faza e parë e këti procesi me dërgimin e dosjeve të objekteve me lejet e shfrytëzimit ndërsa faza e dytë do të përfundojë për një periudhë 3-4 javore.

“Pasi konstatuam shqetësimin e qytetarëve pas takimeve që kam kryer direkt me ta, ky ishte një problem madhor në Tiranë. Faza e parë e këtij procesi mbaroi, i dyti kërkon 2-4 javë për të përfunduar, kurse faza e tretë që është dhe më problematike po shkon drejt zgjidhjes”- tha ai.

Sipas Bashes, shumë objekte e kishin marrë lejen e shfrytëzimit nga bashkia e mëparshme, por për shkak të burokracive, procesi kishte mbetur në mes.

“Brenda 100 ditëshit spikat premtimi ynë për punësimin. Kjo është një çështje që nuk zgjidhet brenda 100 ditësh, por ajo që mund të bëjmë ne është të hidhen hapat e duhur për të ardhmen”, tha Basha.

Basha eshte ndalur edhe ne planin urbanistik te Tiranes, si një nga problemet më të mëdha të qytetarëve.  “Hapat e para që janë bërë janë ato të ekzaminimit të plotë të punës dhe të dhënave, hartimi i planit, i metodologjisë dhe veprimet e para që do t’i hapin rrugë hapave të tjera ambiciozë” tha ai.

Basha ka theksuar platformen e decentralizimit si nje platforme qe do t’i japë më shumë kompetenca kryetarëve e minibashkive duke ruajtur kopetencat e kontrollit.

Ne fund te fjales Basha u ndal edhe ne hapjen e konkursit për bulevardin e Tiranës dhe rehabilitimin e lumit, termat e referencës për tramvajin e Tiranës ndërsa ka garantuar se është përmbushur edhe adresimi i sigurisë në trafik për shkollat e kryeqytetit.

© Panorama.al

Te lidhura