Barça: Në “Camp Nou” ndalohet duhani

Mar 17, 2011 | 10:31

Bordi drejtues i Barcelonës vendosi t’i propozojë asamblesë së ortakëve, mundësisht në fund të vitit, vendosjen e një rregulli për të ndaluar të pirit e duhanit në stadium. Lajmi u dha nga mediat spanjolle. “Dëshirojmë një “Camp Nou” pa duhan, sepse jemi të ndërgjegjshëm për vlerat e shëndetit, të sportit dhe respektit për mbrojtjen e të vegjëlve”, shpjegoi zëdhënësi i klubit, Toni Freiksa. Ndërkaq, të shtunën e ardhshme do të jetë e ndaluar të pish duhan në korridoret e brendshme të stadiumit të Barcelonës.

© Panorama.al

Te lidhura