Banorët: Një tmerr që se kishim ndjerë kurrë

Mar 11, 2011 | 11:15

TOKIO- “Papritur toka filloi të lëkundej. Fillimisht mendova se isha sëmurë apo dicka e tillë, por pastaj e kuptova se ishte tërmeti më i fuqishëm ndër vite”. Keshtu e nis rrefimin e saj per BBC, Natsuki Morikubo, nje banore nga Tokio, duke treguar tmerrin e asaj qe ka pare me sy mengjesin e sotem.

Nje tjeter banore, Yukiko ka treguar per BBC se ka qene ne apartamentin e saj në katin e katërt të një pallati kur ra tërmeti.  Fillimisht ka menduar se ishte thjesht nje termet i zakonshem, me te cilet ishte mesuar here pas here.

” Por pastaj lëkundjet u bënë shumë të dhunshme. Unë kam jetuar gjithmonë në Tokio, por kurrë s’kisha ndjerë një tërmet kaq të fuqishëm”, tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura