Bankat më të mëdha qendrore rreth botës do të bashkëpunojnë për të ofruar borxhe tremujore në dollarë për bankat tregtare, me qëllimin për të parandaluar ngrirjen në tregjet e parave, si shkak i krizës së borxhit sovran në Europë. Banka Qendrore Europiane tha dje se do të kryente operacione me norma fikse tremujore ndërmjet tetorit dhe dhjetorit, për të ofruar sa më shumë dollarë që të nevojiteshin, me qëllimin për të lehtësuar çdo financim në periudhën e fundvitit. Njoftimi ka pasur reagimin e menjëhershëm pozitiv të aksioneve në bankat europiane dhe euros. “Banka Qendrore Europiane ka vendosur, në koordinim me Rezervat federale (ShBA), Bankën e Anglisë, Bankën e Japonisë dhe Bankën Nacionale Zvicerane, për të kryer operacione likuiditeti me dollarin amerikan”, thuhet në deklaratën e BQE-së.











