“Bandat janë të pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues”- Noka bën denoncimin nga QV në Vorë! Përplaset me votuesit: Jam unë Xhabafti, çfarë ka këtu?! Po vij të votoj, ti më thua kriminel”

May 11, 2025 | 12:05

Deputeti i PD-së, Flamur Noka është përplasur me qytetarët jashtë një qendre votimi në Vorë, teksa ka hedhur akuza se “e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit”.

Por akuzat e Nokës kanë sjellë tensione mes tij dhe qytetarëve që i kanë hedhur poshtë deklaratat e deputetit demokrat.

“Jam unë Xhabaft çfarë ka këtu, po shkojnë të votoj. Po ti çdo këtu”, iu drejtua i irrtuar qytetari.

Në sherr u përfshinë edhe dy qytetarë të tjerë jashtë qendrës së votimit, ku njëri iu drejtua Nokës: “Pse më kërcënon mua unë jam qytetar i lirë, për çfarë më kërcënon? Kemi vrarë njerëz? Po vij të votoj, më the kriminel”.

“Ta tregoj unë”, iu përgjigj deputeti i PD-së.

Pjesë nga debati: 

Noka: Këtu në Vorë e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit. Urdhërojnë, kontrollojnë dhe dirigjojnë procesione e votimit.

Qytetari ndërhyn: Jam unë xhabaft çfarë ka këtu, po shkojnë të votoj. Po ti çdo këtu

Noka: Jam deputet

Qytetari: Shko shihe emrin ku e kam

Noka: Shko por nuk ke të drejtë të rrish gjithë ditën

Qytetari: Por tek shtëpia ime rri unë, jam në shtëpi

Noka: Shtëpinë e ke në Vorë, por jo tek kjo shkolla, tek qendra e votimit

Qytetari: Ore e kam këtu (drejton me gisht)

Noka: Unë kam një detyrë tju paralajmëroj dhe t’ju them: Harrojeni po ju them unë

Qytetari: Asgjë s’ke çfarë paralajmëron

Ndërhyn një tjetër qytetar: Pse më kërcënon mua unë jam qytetar i lirë, për çfarë më kërcënon? Kemi vrarë njerëz? Po vij të votoj, më the kriminel

Noka: Ta tregoj unë

Qytetari 2: Jam qytetar i Vorës

Noka: Janë pajisur të gjithë me karta vëzhguesish.

Qytetari 3: Jam refugjat, kemi ardhur të votojmë dhe ja sjella e këtyre

Qytetari 1: Ju gazetarë më gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues.

© Panorama.al

Te lidhura