Sali Berisha, nga jashtë Kuvendit pas ndërprerjes së seancës plenare, akuzoi socialistët se kërkojnë të ndërpresin diskutimet dhe të kalohet në votim.

Kjo, sipas Berishës, për shkak se faktet në dokumentet e zhvillimeve të ditëve të fundit janë përvëluese.
“Rama ka zgjedhur i kapërcejë këto zhvillime me censurë, ndaj jemi të detyruar të shfrytëzojmë në vendin të platformës oborrin e Parlamentit për të denoncuar këto të vërteta”, tha Berisha.
Ndërsa shtoi se “çështje kryesore nuk ishte vota, por avokatia ndaj një hajduti të shpifur, që përveç Ramës dhe Ballukut nuk ka pasur si ai”.
Sali Berisha: Për shkak të brutalitetit, arrogancës, të drejtuesve të Parlamentit që me urdhër të Ramës kërkojnë të ndërpresin diskutimet dhe të kalohet në votim, kjo sepse janë përvëluese faktet në dokumentet e zhvillimeve të ditëve të fundit. Rama ka zgjedhur i kapërcejë këto zhvillime me censurë, ndaj jemi të detyruar të shfrytëzojmë në vendin të platformës oborrin e Parlamentit për të denoncuar këto të vërteta.
Lidhur me ndryshimet e Kodit, do ti votojmë sepse kanë të bëjnë më votën e emigrantëve.
Rama konstaton se vota është kundra tij dhe po bën gjithçka për ta bllokuara.
Rama e patë sot çështje kryesore nuk ishte vota, por avokatia ndaj një hajduti të shpifur, që përveç Ramës dhe Ballukut nuk ka pasur si ai.
© Panorama.al











