“Balluku e pandehur nga SPAK vjen në Parlament dhe na bën moral”- Agron Shehaj: Del me kokën lartë, ndërkohë që duhet të japë dorëheqjen! Është kapur duke vjedhur

Nov 19, 2025 | 14:07

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u përjashtua nga Parlamenti sot, pasi i ndërpreu fjalën ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK miliona euro me aferën e tunelit të Llogarasë.

agron shehaj

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u përjashtua nga Parlamenti sot, pasi i ndërpreu fjalën ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK miliona euro me aferën e tunelit të Llogarasë.

Shehaj i bëri thirrje Ballukut që të japë dorëheqjen sepse është kapur duke vjedhur.

“Zv kryeministrja është e pandehur nga SPAK dhe vjen në Parlament sikur s’ka ndodhur asgjë, vjen na bën moral. Unë i bëj thirrje deputetëve të opozitës, të reagojmë. Të ndalojmë që një e pandehur të dalë dhe ti bëjë moralin deputetëve.

Ndërkohë që SPAK nxjerr para drejtësisë të gjithë me radhë, janë dy zv kryeministra dhe dalin aty me kokën lart, jo si hajdutë. Na bëjnë moral. Ajo duhet të japë dorëheqjen. Duhet të merremi me Ballukun sepse është kapur duke vjedhur”, tha Shehaj.

Për opozitën, Shehaj tha se “të hënën protestuan, dje u ulën me Edi Ramën në një tryezë për reformën zgjedhore”.

“Reforma zgjedhore nuk është gjë tjetër veçse një mënyrë për të futur duart mbi kushtetutën dhe për të kapur drejtësinë. Ndaj e ka me ngut Rama. Pasi me atë reformë fitoi zgjedhjet para 6 muajsh”, deklaroi Shehaj.

© Panorama.al

Te lidhura