Balla: Kontrabanda e naftës, me bekimin e Berishës

Mar 16, 2011 | 15:26

TIRANË- Partia Socialiste ka vazhduar edhe sot akuzat në drejtim të kreut të qeverisë, Sali Berisha për përfshirjen e njerëzve të tij në kontrabandën e naftës “Virgin”. Deputeti Taulant Balla ka theksuar sot se përfshirja e zyrtarëve të lartë dhe njerëzve të afërt me Berishën në këtë kontrabandë dëshmon qartë se edhe vetë ai është i lidhur në këtë çështje.

“Ku je Sali Berisha, pse nuk flet për këtë kontrabandë, të cilën ti e di dhe e ke njohur mirë, edhe sasinë, edhe fitimin. Heshtja jote, u tregon shqiptarëve vetëm një gjë: që fajin për këto krime e ke ti dhe vetëm ti. Fol Sali Berisha, tregoju shqiptarëve për ndonjë kompani off-shore të njërit prej të të arrestuarve në ortakëri me një pjesëtar të familjes tënde, i cili del ne skene sa herë dalin në dritë aktivitete mafioze e kontrabanda” tha  Balla.

Sipas tij, në konrabandë përfshihen shumë zyrtarë si Agron Kulici drejtor i policisë së shtetit, apo punonjës doganor dhe të strukturave të policisë. “Dhe fajin për kriminializimin e strukturave të shtetit e ka Sali.’:- ka theksuar Balla, duke kërkuar reagim prej kreut të qeverisë.

Balla kujtoi se kontrabanda nuk ka shkaktuar vetëm dëm të madh financiar e pasurim të abuzuesve dhe kontrabandistëve, por ka dëmtuar shëndetin e qytetarëve,  për shkak të blozës së naftës që ka ndotur ambientin.

© Panorama.al

Te lidhura