Balla i etiketoi protestuesit si ‘mbeturina sociale’, analisti: Nuk është kjo mënyra e të bërit politikë! Të marrin në konsideratë ftesën e Spiropalit për reflektim

Jul 3, 2026 | 16:02

Analisti Erl Murati komentoi protestat masive kundër qeverisë së Edi Ramës, që tashmë kanë hyrë në muajin e dytë, dhe deklaratat e Taulant Ballës ndaj protestuesve një ditë më parë, të cilët i cilësoi si “mbeturina sociale”.

protesta-masive-para-kryeministrise

Në një intervistë për News24, analisti theksoi se kreut të Grupit Parlamentar të PS-së do t’i përgjigjej me deklaratat e bëra nga kolegia e tij socialiste Elisa Spiropali, e cila e ftoi PS-në për një reflektim brenda radhëve të saj.

Zotit Balla do t’i përgjigjesha me deklaratë e koleges së tij Elisa Spiropalit që ftoi partinë e saj për reflektim. Ajo ka bërë komunikime publike dhe ka thënë se së pari na takon të shohim nga vetja dhe më pas të analizojmë dhe të etiketojmë popullin.

Nuk është kjo mënyra e të bërit politikë. Mënyra e të bërit politikë është ta dëgjosh zërin e qytetarëve çdo ditë. Ata njerëz që dalin aty janë qytetarë të Shqipërisë dhe politikanët paguhen që të dëgjojnë zërin e qytetarëve.

Parlamenti është institucion përfaqësues i qytetarëve dhe do të apeloja që të lexohet qëndrimi publik i ish-ministres Spiropali që ka thënë se duhet të shohim më shumë nga vetja dhe të jemi më pak stigmatizues ndaj të tjerëve.

Dhe siç ka thënë ajo “Shqipëria e Re” po afron dhe se çfarë nënkupton, secili me Shqipërinë e Re? A nënkupton rotacion, Kushtetutë të re, ndryshim të lidershipit të PS, secili i vë emrin që do. Por ajo që është e dukshme është se gjërat nuk janë më si më parë”., tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura