Bajerni, asnjë fitore në shtëpi ndaj Interit

Mar 15, 2011 | 11:57

Rekordmenët gjermanë kanë mundur të fitojnë të gjitha transfertat kundër Interit në “San Siro”. Ndërsa në shtëpi ka ndodhur e kundërta, në “Alianc-Arena”, bavarezët kanë marrë një humbje 0-2 dhe një barazim 1-1. Sipas statistikave, në ndeshjet e transfertës në finalet e Ligës së Kampioneve, Bajerni ka fituar 22 ndeshje dhe 21 herë janë kualifikuar në fazën pasuese, teksa rezultojnë 11 çerekfinale për nënkampionët e Evropës. Ndërkohë, duke qenë se Bajerni është i favorizuar nga rezultati në ndeshjen e parë, rreziku më i madh është për tri titullarë të Bajernit në ndeshjen kundër Interit, të cilët duhet të kujdesen për kartonët e verdhë. Sulmuesi Mario Gomez, mesfushori Toni Kros, si dhe Pranjiç, kanë nga dy kartonë të verdhë dhe një i tretë bën të mungojnë në çerekfinale.

Formacionet e mundshme

Bajern Mynih (4-2-3-1): Kraft, Pranjiç, Gustavo, Van Bujten, Lahm, Shvajshtaiger, Kros, Roben, Myler, Gomez, Riberi. Trajner: Luis van Gal
Interi (4-3-2-1): Julio Sesar, Maikon, Kordoba, Ranokia, Çivu; Zaneti, Kambiaso, Stankoviç, Shnajder, Pandev, Eto’o. Trajner: Leonardo

© Panorama.al

Te lidhura