Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi këtë të martë se është “shumë vonë” për bisedime me Iranin, ndërsa SHBA-të vijojnë operacionin e tyre ushtarak kundër Teheranit.
Në një reagim të publikuar në platformën Truth Social, Trump komentoi një artikull opinioni duke theksuar se udhëheqja iraniane kërkon dialog, por sipas tij koha për negociata ka kaluar.
“Duam të flasin. U thashë: ‘Shumë vonë!’”, shkroi ai.
Presidenti amerikan shtoi se mbrojtja ajrore, Forcat Ajrore, Marina dhe udhëheqja e Iranit “kanë marrë fund”, duke nënvizuar tonin e ashpër të Uashingtonit mes përshkallëzimit të tensioneve.
Deklaratat e Trump vijnë në një moment kritik për rajonin, ndërsa operacionet ushta
© Panorama.al












