Asnjë marrëveshje, minatorët tubim në qytet

Sep 8, 2011 | 10:39
Nga protestat e minatorëve të Bulqizës

BULQIZE- Minatoret zhvillojne sot nje tubim ne qender te qytetit, te mbeshtetur nga familjaret, te aferm e te tjere banore te zones qe bashkohen me kerkesat e tyre.

Ne mungese te nenshkrimit te marreveshjes se kerkuar me ACR-ne, minatoret deklarojne se nuk do te ndalin protestat dhe nuk do te dergojne femijet e tyre ne shkolle.

Perfaqeses te sindikates kane shprehur shqetesimin qe forma ACR jo vetem nuk po tregohet e gatshme te plotesoje gjithe kerkesat e tyre, por nuk do t’u jape asnje pagese per ditet qe ata kane qene ne proteste. Gjithashtu mesohet se minatoreve nuk do t’u paguhen as sigurimet shoqerore.

Firma nga ana e saj ka kerkuar rikthimin e tyre ne pune, duke u deklaruar gati te firmose marreveshjen, por pa plotesuar kerkesen e protestuesve per heqjen e administratorit te firmes.

 

© Panorama.al

Te lidhura