VLORE- Një çift 50 dhe 49 vjeç kanë gjetur vdekjen gjatë natës së kaluar pasi janë asfiksuar nga çlirimi i gazit të qymyrgurit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Cole të Vlorës. Sipas të dhënave të policisë, Avni dhe Myzejeme Bezani, 50 dhe 49 vjeç kishin shkuar tek shtëpia e prindërve të Myzejemes, ndërsa kishin ndezur qymyrguri për ngrohje. Gjatë natës ata kanë gjetur vdekjen.
Ka qenë djali i çiftit, i cili ka konstatuar vdekjen prindërve të tij.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa ka dalë në përfundimet se vdekja e bashkëshortëve ka qenë aksidentale.
© Panorama.al











