Asambleja e re e PS, nis numërimi i votave

Nov 7, 2011 | 17:22

Partia Socialiste njoftoi sot pasdite nisjen e procesit të numërimit të votave, për të zgjedhur forumin e lartë drejtues të saj, Asamblenë Kombëtare.

Procesi i numërimit të votave ka nisur në sytë e medias, të hënën në mesditë. Pas një votimi krejtësisht transparent që u zhvillua pas punimeve të Kongresit të PS, tashmë delegatët e kanë thënë mendimin e tyre me votë se nga cilët duan të përfaqësohen në Asamblenë Kombëtare.”- thuhet në njoftimin e PS-së.

Sipas saj, janë ngritur tre grupe pune me nga shtatë anëtarë secili, dhe siç raportohet nga komisioni i ngritur, numërimi vazhdon intensivisht.

1500 delegatë nga gjithë Shqipëria kanë votuar për Asamblenë e re të Partisë Socialiste, gjatë Kongresit të së shtunës. Gjatë këtij Kongresi PS miratoi edhe programin e saj politik, si dhe ndryshimet në statutin e partisë.

Nuk dihet ende se kur mund të përfundojë numërimi i votave, nga ku do të zgjidhen anëtarët e rinj të Asamblesë, 40 femra dhe 80 meshkuj.

© Panorama.al

Te lidhura