Arvizu, një minutë heshtje për viktimat e Gërdecit

Mar 15, 2011 | 16:26

TIRANË- Ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu ka shprehur keqëardhjen për viktimat e tragjedisë së Gërdecit dhe ka theksuar se drejtësia duhet të bëhet. Deklarata është bërë sot pasdite gjatë përurimit të një ekspozite me rastin e 20 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fjalën e tij, duke vlerësuar lart marrëdhëniet mes dy vendeve, Arvizu është ndaluar në tre vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, që mori 26 jetë njerëzish. “Shpreh keqëardhjen për cfarë ndodhi 3 vjet më parë dhe kërkoj të mbajmë një minutë heshtje për viktimat”- tha Arvizu.

Heshtje mbajtën keru i qeverisë, Sali Berisha, kryeparlamentarja, Topalli, ministi i Jashtëm, Edmond Haxhinasto e të tjerë të pranishëm në këtë ceremoni.

Arvizu ka theksuar se në këtë moment është shumë e rëndësishme dhe shpreson që drejtësia të bëjë punën e saj për përgjegjësit.

© Panorama.al

Te lidhura