Arturo Vidal përjashtohet nga kombëtarja

Nov 10, 2011 | 9:56
Arturo Vidal

Mesfushori i Juventusit, Arturo Vidal, është një ndër pesë futbollistët e ndëshkuar nga trajneri i Kombëtares së Kilit, Klaudio Borgi. Mesfushori bardhezi është paraqitur në grumbullim me 45 minuta me vonesë, së bashku me Beausjeour, Valdivia, Jara dhe Karmona. Pikërisht për këtë motiv, Arturo Vidal dhe të tjerët janë nxjerrë jashtë listës së futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet kundër Uruguait dhe Paraguait. Vendin e tyre do ta marrin pesë futbollistë të tjerë, të cilët trajneri Klaudio Borgi do t’i marrë nga kampionati vendës.

© Panorama.al

Te lidhura