Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un thuhet se po planifikon një udhëtim në Rusi në shtator.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë cituar burime amerikane dhe aleate.
Mësohet se qëllimi i kësaj vizite të Kim Jong-un është të zhvillojë diskutime me presidentin rus Vladimir Putin në lidhje me furnizimin e mundshëm të armatimit për konfliktin në Ukrainë.
Plani i raportuar përfshin udhëtimin e Kim nga Pheniani, me gjasë me tren të blinduar, në Vladivostok në Bregun e Paqësorit të Rusisë, ku pritet të zhvillohet takimi me Putin.
Më herët, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se Rusia është aktualisht në bisedime në lidhje me stërvitjet e mundshme të përbashkëta me Korenë e Veriut.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al