Arben Ahmetaj dhe partnerja e tij padisin Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut: Kontrollet në banesë kur isha deputet, të paligjshme

Nov 10, 2025 | 14:00

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha padisin Shqipërinë ne Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe pretendojnë shkelje të rënda kushtetuese gjatë hetimit të tyre, pasi kontrolli i banesës së përbashkët është bërë kur ai gëzonte imunitetin e deputetit dhe për rrjedhojë s’mund të kryhej sipas tij pa autorizim paraprak të Kuvendit.

1688980828_arbenahmetaj (1)

Referuar dokumentit, kërkesa lidhet me kontrollin fizik dhe të telefonit celular të partneres së Ahmetajt, si dhe si dhe kontrollin e banesës së përbashkët të tyre më 9 mars 2023, mbi bazën e një vendimi të Gjykatës së Posaçme, lëshuar vetëm një ditë më herët me 8 mars 2023

“Kërkuesit ankohen se kontrolli i banesës së tyre ishte i paligjshëm, pasi kërkuesi i parë ishte AP në kohën përkatëse, dhe banesa e tij nuk mund të kontrollohej pa autorizim paraprak të Parlamentit (sipas nenit 73 (2) të Kushtetutës); dhe se ata nuk kishin qasje në një procedurë për të kundërshtuar kontrollet në fjalë, në kundërshtim me kërkesat e neneve 8 dhe 13 të Konventës”, thuhet në kërkesë.

Pas marrjes së kësaj kërkesë, Strasburgu ka drejtuar një sërë pyetjeve palëve.

A ka pasur shkelje të së drejtës së kërkuesit të parë për respektimin e banesës, e garantuar nga neni 8 i Konventës? Në veçanti, a është kryer kontrolli i banesës në përputhje me nenin 73(2) të Kushtetutës, që lidhet me imunitetin e deputetëve?

A ka shfrytëzuar kërkuesi i parë ndonjë mjet efektiv juridik brenda sistemit kombëtar në këtë drejtim? Dhe Në veçanti, a ishte vendimi gjyqësor i 8 marsit 2023 i ankueshëm në ndonjë gjykatë më të lartë?”.

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati prej gati dy vitesh. Ai po hetohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. Ndërsa po gjykohet në gjykatën e Posaçme për dosjen Buka.

© Panorama.al

Te lidhura