Apeloi vendimin, Gjykata e Parisit liron nga burgu ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy

Nov 10, 2025 | 14:09

Gjykata e Francës ka pranuar ankimin e ish-presidentit francez, Nicolas Sarkozy, duke e lënë atë të lirë me kusht.

Nicolas SarkozyLirimi me kusht i Nicolas Sarkozy-t, i cili ndodhet në burg prej rreth një muaji, u propozua nga prokurori në Gjykatën e Apelit të Parisit.

Ai do t’i nënshtrohet mbikëqyrjes së rreptë gjyqësore dhe do t’i ndalohet dalja nga Franca.

Ish-presidenti i Francës u dënua në rastin e financimit të fushatës së tij presidenciale nga regjimi i Gadafit në Libi në vitin 2007.

Vetë ish-presidenti deklaroi sot gjatë shqyrtimit të kërkesës së tij nga gjykata e apelit se qëndrimi i tij në burg është “shumë i ashpër”, “dobësues”, “një makth”.

Kujtojmë se dënimi i tij me burgim pesëvjeçar nisi më 21 tetor, pasi u shpall fajtor se ka komplotuar për të financuar fushatën e tij zgjedhore me paratë e ish-diktatorit të Libisë, Muammar Gaddafi.

Hera e fundit që i ka ndodhur diçka e ngjashme Francës ka qenë viti 1945, kur ishte burgosur lideri kolaboracionist nazist Philippe Petain me akuzat për tradhti gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sarkozy, i cili ka qenë president në periudhën 2007-2012, qëndroi në burgun La Sante në një qeli prej 9 metrash katrorë.

Sarkozy është deklaruar vazhdimisht i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të.

© Panorama.al

Te lidhura