Sër Aleks Ferguson ka vendosur ta shesë Uejn Runin në fund të sezonit. Lajmin bombastik e ka dhënë “News of The World”, e cila citon një burim brenda klubit. Sipas këtij të fundit, mes sulmuesit 25-vjeçar dhe teknikut skocez të “djajve të kuq” ka shpërthyer një tjetër zënkë në dhomat e zhveshjes, ashtu si pak muaj më parë, kur bomberi i Mançester Junajtid shprehu dëshirën për t’u larguar nga “Old Trafford”. “Marrëdhëniet mes Runit dhe Fergusonit janë aq të tendosura, saqë po ndikojnë dhe ato mes lojtarëve të tjerë. Tekniku nuk është i kënaqur me lojën e Runit.











