Anglishtja në UT, pritet certifikimi

Mar 19, 2011 | 10:27

Javën që vjen, Universiteti i Tiranës pritet të marrë një përgjigje, nëse do të përfitojë një certifikim të gjuhës angleze nga kompanitë e njohura ndërkombëtare. Sipas përfaqësuesve të këtij universiteti, është  një certifikim që do t’i interesonte çdo institucioni. Ata shprehen optimistë, madje thonë së janë dhe në avantazh nga universitetet private, për nga plotësimi i kushteve. “Institucionet ndërkombëtare, të cilat lëshojnë certifikata të gjuhës angleze, janë të interesuara të kenë një partnerë të besueshëm, të qëndrueshëm, dhe pse jo dhe me një histori. UT këto kushte i plotëson më së miri dhe kjo na jep një avantazh konkurrues në krahasim me institucionet private”, janë shprehur përfaqësuesit e UT. Nëse UT certifikohet për gjuhën angleze, atëherë studentët në sajë të këtij partneriteti do të mund të përfitojnë certifikatën e gjuhës me një kosto më të ulët.

© Panorama.al

Te lidhura