TIRANE- Pak ditë pasi shpalli nismën për amnistinë fiskale ndaj gjithe bizneseve ne vend, kreu i qeverise i ka bere sot apel opozites te mos e politizoje kete çeshtje. Gjatë fjalës së mbajtur në Komitetin e Zhvillimit të Rajoneve, Berisha shprehu vendosmërine per miratimin e nje ligji te tille, qe sipas tij eshte fund e krye favorizues dhe ndihme per biznesin.
“I bëj thirrje opozitës të mos politizojë nismat, pasi është absurde përpjekja e saj për të politizuar edhe amnistinë fiskale që është kryekëput jo politike.I bëj thirrje, te mos behet objekt kundershtirash ne parlament, pasi amnistitë jane nisma plotesisht te merituara per biznesin shqiptar”- tha Berisha.
Nderkohe qe sa i takon projekteve per zhvillimin, Berisha theksoi se qeveria i hap rrugë zbatimit te 380 projekteve të reja në të gjithë vendin. Projekte, qe sipas tij përfshirë ndërtimin e rrugëve dytësore, shkollave, kanalizimeve dhe ujësjellësave.











