Pas Ramës, Arvizu takim me kreun e LSI, Metën

May 3, 2011 | 10:30

TIRANË- Ambasadori i SHBA-së, në vendin tonë, Aleksandër Arvizu është pritur sot në një takim nga kreu i LSI-se, Ilir Meta.

Takimi, zhvilluar ne seline e LSI-se, mesohet se mbahet ne kuader te zgjedhjeve lokale te 8 majit, nga te cilat na ndajne vetem pak dite.

Me heret, gjate paradites, Arvizu u takua me liderin e PS-së, Edi Rama, njëherësh kryetar i bashkisë së Tiranës dhe në garë për një mandat të katërt në zgjedhjet e 8 majit.

Takimi u zhvillua në selinë e Partisë Socialiste, nga e cila Arvizu doli ne oren 10.45 minuta, pas nje takimi koke me koke, pa pranine e mediave, qe zgjati dicka me shume se 30 minuta.

Ndonese nuk ka asnje deklarate zyrtare per takimin, mendohet se ai kishte në qendër situatën parazgjedhore, ndërkohë që nga dita e zgjedhjeve ndajnë vetëm 5 ditë. Mesohet se ne takim eshte folur edhe per incidentet e shumta qe kane shoqeruar fushaten elektorale.

Një ditë më parë, Arvizu shoqëruar edhe nga ambasadorët e OSBE-së dhe ai i BE-së në vendin tonë kanë zhvilluar një takim me kreun e qeverisë.

© Panorama.al

Te lidhura