TIRANË- ‘Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend është forma më e mirë për të plotësuar reformat e rëndësishme për vendin’.
Keshtu ka deklaruar ambasadori i SHBA-se, ne vendin tone, Aleksander Arvizu pas takimit te zhvilluar ne seline e PS-se, me kreun e saj, Edi Rama.
Arvizu ka bere me dije gjate nje prononcimi per mediat se gjate bisedes Rama eshte shprehur i hapur per dialog dhe se bashku jane diskutuar edhe per axhenden ne parlament dhe ate integruese te vendit ne BE.
Takimi, pa praninë e medias ka nisur rreth orës 11.30 në selinë rozë dhe ne qender te bisedes ka qene situata politike në vend.
Takimi vjen pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, ku opozita ka njoftuar nje kurs te ri politik. Nderkohe maxhoranca ka perseritur ftesen per pranine e saj ne Kuvend per reformat dhe integrimin.
© Panorama.al











