Ambasada Amerikane në Tiranë publikon mesazhin e zyrtarit të DASH: “Minimi i zgjedhjes elektorale kërcënon partneritetin transatlantik”

May 30, 2025 | 17:28

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh nga Samuel Samson, zyrtar i lartë në Byroja për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.

ambasada amerikane-US embassy

“Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik,” shprehet Samson.

Ai thekson se partneriteti ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve partnere duhet të mbështetet në trashëgiminë dhe vlerat e përbashkëta demokratike, dhe jo në një konformizëm globalist që zbeh sovranitetin dhe identitetin kombëtar.

Mesazhi është publikuar në rrjetet sociale të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

© Panorama.al

Te lidhura