Alergjitë, 30 pacientë në ditë në QSUT

Mar 22, 2011 | 10:08

Stina e pranverës ka sjellë një rritje të numrit të pacienteve që vuajnë nga alergjitë. Çdo ditë, në pavijonin e alergologjisë në QSUT paraqiten 20-30 vizita në ditë. Mjekët thonë se alergjitë në këtë sezon janë të shpeshta, pasi ndikojnë disa faktorë klimaterike. Këshilla më e mirë sipas mjekëve do të ishte frekuentimi sa me pak i vendeve ku fluksi i njerëzve është i lartë. Megjithatë, këto lloj alergjish mund të trajtohen me lehtësi, madje mjekët rekomandojnë në këtë periudhe edhe vaksinimin e atyre që vuajnë nga alergjitë. Alergjitë në këtë sezon sipas mjekeve janë të rrezikshme për kontingjentin e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kronike, e në veçanti nga ato të frymëmarrjes. Grupmoshat janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga fëmijët  e deri tek të moshuarit.

© Panorama.al

Te lidhura