Francë, reportazhi:’Njihuni me vendin e Shqiponjave’

Sep 2, 2011 | 16:59

Një reportazh i ditës së sotme, i botuar në faqen zyrtare të përfaqësueses franceze paralajmëron një atmosferë të nxehtë në stadiumin Qemal Stafa mbrëmjen e sotme në përballjen mes Shqipërisë dhe Francës.

Në reportazhin me titull “Njihuni me vendin e Shqiponjave”, theksohet se “trikolorët” do të luajnë sot përballë një ekipi të mbështetur nga një tifozëri nga më të nxehtat në skenën evropiane.

Në orën 21:00 thuhet në shkrim, stadiumi do të jetë i mbushur plot, dhe i mbështjellë nga flamujt kuq e zi, me shqiponjë dykrenare, i njohur si flamuri i Skëndërbeut, udhëheqësi ushtarak që ishte kundër sundimit otoman në shekullin e 15-të.

Gazetari sqaron se emrin e heroit kombëtar e mban edhe sheshi kryesor i qytetit, i cili është në ndërtim.

“Emblema e famshme e sheh kudo sot në rrugët e Tiranës, shoqëruar nga një diell që flakëron, varur përgjatë gjithë bulevardit apo në kurrizin e shumë tifozëve që kanë mbërritur në Tiranë”, shkruhet më tej.
Trajneri Josip Kuzhe disa kohë më parë, theksohet në shkrim ka humbu një nga ndehsjet përpara publiktu, për shkak të dis aproblemeve shëndëtësore, ndaj ai do të luftojë dhembë për dhëmb kundër trikolorëve, të cilët do luajnë ndeshjen e kthimit në “Stade de France” në 7 tetor.

“Mirë se vini në tokën e Shqiponjave” gazetari i referohet një banderole me të cilën përballesh menjëherë sapo zbret në aeroportin ndërkombëtar të  Tiranës, “Nënë Tereza”, të vendosur nga një operator telefonik.

Nënë Tereza, është figura emblematike e këtij vendi, shkruan më tej ai.

© Panorama.al

Te lidhura