RUSI- Alarmi per bombe ka vene ne panik punonjesit e nje poste ne republikën ruse të Kareljit, e cila u evakuua me urgjence. Por ne vend te bombes se dyshuar, punonjesit e policise dhe ekspertet anti-eksploziv kane gjetur brenda pakos se dyshimte nje … vibrator.
Lajmi eshte dhene nga agjencia ruse RiaNovosti dhe ka ndodhur vetem nje dite me pare. Ka qene nje nga punonjesit e postes qe ka gjetur pakon, e cila pasi eshte prekur nga ai ka nisur te gumezhinte.
I perfshire nga paniku, ai ka njoftuar te tjeret e me pas policine. Ne cast ndertesa u evakuua dhe nisi puna per hapjen e pakos. Te gjithe mbeten te habitur kur ne te u gjet nje loder seksi. Policia njoftoi se pakoja do t’i rikthehet postës, e cila do t’ia kthejë dërguesit.











