Akuzë për falsifikim Vasilika Tanços

Mar 24, 2011 | 11:43

KORÇE – Vasilika Tanço, emri i së cilës u lakua muaj më parë si bashkëpunëtore me të shoqin në vrasjen e të vëllait Marsel Grabocka, vihet sërish nën akuzë. Kësaj radhe ajo akuzohet për falsifikim që ka të bëjë me aktivitetin privat të familjes së saj. Ajo po hetohet në gjendje të lirë edhe si bashkëpunëtore në vrasjen e të vëllait. Policia bëri të ditur se Vasilika Tanço, 34 vjeçe, do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë me akuzën e falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve. Mësohet se gjatë një kontrolli në magazinën e saj, i janë gjetur 439 etiketa në gjuhë të huaj, që shërbenin për vendosjen e ambalazhit në majonezë, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Ky kontroll në magazinën e Tanços ka ardhur pasi u arrestua në Tiranë një  korçar që transportonte salcë dhe “ketchup” për fast-food, si dhe u shpall në kërkim një doganier i Kapshticës, që dyshohet se ka favorizuar kalimin kontrabandë të këtij malli.                                   g.a

© Panorama.al

Te lidhura