Akuza të rënda të ish-kapitenit të Uruguait: Në Botëror do ndihmojnë Kristianon si Mesin që të shpallet kampion

Jun 4, 2026 | 15:45

Diego Lugano, ish-kapiteni i Uruguait, ka sulmuar ashpër FIFA-n, e cila sipas tij ka mbështetur dukshëm yjet si Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Sipas tij, Portugalia këtë radhë do të kishte të njëjtin trajtim si Argjentina katër vite më parë në Katar.

sdaasasaa

Lugano, i cili luajti në Kupën e Botës të Afrikës së Jugut 2010 dhe Brazilit 2014, lëshoi deklaratat e forta në një program të ESPN Brazil ku u pyet për pretendentët kryesorë për të fituar Kupën e Botës.

“Portugalia, ndoshta pak më shumë sepse Kristiano Ronaldo do të ketë penallti në favor të tij, siç kishte Lionel Mesi në Katar. Nuk e kam harruar këtë për asnjë sekondë, ky është realiteti”, tha ai.

Edhe më përpara Lugano kishte lëshuar kritika të ngjashme, duke insistuar se gjyqtarët e kishin ndihmuar dukshëm Argjentinën që të shpallej kampione.

“Argjentina u ndihmua të bëhej kampione bote, sepse disa penallti iu dhanë me detyrim”, tha ai duke kujtuar se Argjentina vendosi rekord me 5 penallti në favor të saj në një edicion.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura