Aksidenti, shkon në 2 numri i viktimave

Mar 9, 2011 | 8:25

ELBASAN- Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit të djeshëm në aksin Elbasan-Cërrik. I aksidentuari, i cili që nga mbrëmja e djeshme ishte në gjendje kome ka ndërruar jetë mëngjesin e sotën në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku u soll për trajtim të specializuar mjekësor.

Aksidenti i rëndë, ndodhi mbrëmë ku si pasojë e përplasjes së dy motoçikletave ndërroi jetë 22-vjeçari Besim Kullaku dhe mbetën të plagosur Elvan Gjyla 25 vjeç, Florenc Lika 25 vjeç dhe Elvis Qosja 18 vjeç.

Sipas hetimeve të para mësohet se “aksidenti i rëndë ka ardhur për shkak të shpejtësisë mbi normë i motocikletave dhe shkelja flagrante në zbatimin e rregullave të qarkullimit”.

 

© Panorama.al

Te lidhura