Aksident tragjik në Siri, përplasen dy autobusë! Të paktën 35 të vdekur dhe 30 të plagosur

Jul 25, 2026 | 16:05

Të paktën 35 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur pas përplasjes së dy autobusëve të pasagjerëve në Siri.

AMBULANCE

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Deir al-Zor–Damask, ndërsa lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë për agjencinë shtetërore të lajmeve SANA.

Sipas autoriteteve siriane, në përplasje u përfshinë një autobus që transportonte pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Brendshme dhe një autobus me pasagjerë civilë.

Ekipet e emergjencës ndërhynë për shpëtimin e të plagosurve dhe nxjerrjen e viktimave. Helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes u përdorën për evakuimin e të plagosurve dhe transportimin e trupave nga aeroporti i Palmirës drejt një spitali ushtarak në Homs.

Ministri i Jashtëm sirian, Asaad al-Shaibani, shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditura shkaqet e aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura