Nga e diela, një orë gjumë më pak, por një orë ditë më shumë. Mos harroni të shtyni 60 minuta përpara akrepat e orës, pasi ndryshimi zë fill mes mesnatës se 26 marsit dhe të dielës 27 mars.
Ndryshimi tashme i pervitshem ne shume vende do të zgjasë deri në fund të tetorit.
Nga përfitimi i një ore dritë më shumë, ka shumë përfitime, sipas ekspertëve, dhe së pari kursimi i energjisë.
Ora zyrtare i ka zanafillat tek nje ide e Benjamin Franklin, i cili zbuloi se ishte i nevojshëm një orar që të përdorte sa më shumë dritën e diellit, për të kursyer energji.
Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.











