AK: U shfuqizua dispozita për kombësinë. Jo regjistrim etnik

Sep 16, 2011 | 10:49

TIRANË- Fitore të kauzës kushtetuese dhe kombëtare e ka quajtur Aleanca Kuq e Zi, vendimin më të fundit dhënë nga Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e dispozitës për kombësinë në Ligjin e Gjendjes Civile.

Në një reagim pas këtij vendimi, përfaqësues të aleancës kanë deklaruar se në këtë mënyrë Kushtetuesja delegjitimoi ndryshimet e kombësisë dhe mbrojti sovranitetin.

AK e ka quajtur këtë një fitore kundër qeverisë dhe ka bërë apel se pas kësaj qeverisa duhet të tërhiqet nga regjistrimi etnik e fetar.

© Panorama.al

Te lidhura