AK themelon Aleancën Rinore Kuq e Zi

Nov 8, 2011 | 17:47

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi do të bëjë një hap më tej në krijimin e strukturave të saj. Kështu më 12 nëntor Aleanca ka njoftuar se do të themelohet Aleanca Rinore Kuq e Zi.

Në njoftimin e saj, ku ftohen të marrin pjesë të rinj nga të gjitha trevat shqiptare, thuhet se, “Një moment i rëndësishëm po afron për rininë shqiptare. Aleanca Rinore Kuq e Zi do të themelohet së shpejti duke krijuar një vizion të ri për angazhimin e të rinjve shqiptarë. Një force e re. Energji dhe prosperitet për Shqipërinë.”

Takimi është njoftuar se do të mbahet në ambientet e Akadamisë së Arteve, në sallën Black Box, në orën 12:00, në moton për tu bashkuar nën të vetmin flamur, atë Kuq e Zi.

© Panorama.al

Te lidhura