
UPDATE- Aleanca Kuqezi ka shpallur sot strategjinë për sigurinë kombëtare. Në fjalën e tij kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu denoncoi mosmbledhjen për 5 vite me rradhë të Këshillit për Sigurinë Kombëtarë, dhe kjo sipas tij, për shkak të mungesës së bashkëpunimit mes kryeministrit dhe Presidencës.
Siguria kombëtare, tha Spahiu është e cunguar në Shqipëri.
Ai akuzoi kryeministrin, Sali Berisha se i përdor institucionet dhe shtetin si prone të tij private.
AK, vazhdoi më tej Spahiu, do të riorganizojë Forcat e Armatosura, si dhe do të hedhë dritë mbi asgjësimin dhe demontimin e municioneve.
© Panorama.al











