AK kundër Berishës: Jo monumentit të ri

Nov 13, 2011 | 11:01

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi është shprehur kundër propozimit të kryeministrit Sali Berisha për realizimin e një monumenti të Pavarësisë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Në një deklaratë të AK-së, thuhet se Aleanca e kundërshton monumentin e Pavarësisë, dhe se do të mbrojë simbolin e Pavarësisë në Vlorë. Vetëm pak ditë më parë në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha tha se së shpejti do të hapet konkursi për  monumentin e Pavarësisë në 100 vjetorin e saj.

AK ka shprehu keqardhje te thelle edhe për qëndrimin e heshtur të opozitës.

Ndërkaq, Aleanca Kuq e Zi gjatë një aktiviteti të pak kohëve më parë u shpreh kundër festimeve me ngjyrime politike të ditës së Pavarësisë. AK-ja ka njoftuar një aktivitet të madh në kuadër të shpalljes së Pavarësisë më 26 nëntor në Vlorë.

© Panorama.al

Te lidhura