“Ai mision, sot më jetik se kurrë”- Meta kujton mitingun e 2 Marsit: Nuk do ndalemi deri në triumfin ndaj narkomafias rilindase, që ka marrë peng vendin!

Mar 2, 2026 | 10:26

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar sot me një video-postim në rrjetin social Facebook, duke kujtuar mitingun e 2 marsit gjashtë vite më parë, ku doli në mbrojtje të Kushtetutës.

ilir meta

I paraburgosur me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së për disa akuza që prej 21 tetorit 2024, Meta ka kujtuar nga qelia atë ditë që e quan “misionin e popullit të 2 marsit”.

“Mijëra e mijëra shqiptarë të ndershëm dhe patriotë, gjashtë vite më parë, ju përgjigjën thirrjes të Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, barazinë e tyre përpara ligjit, lirinë, demokracinë dhe pluralizmin politik! Misioni i 2 Marsit është sot më jetik dhe më aktual se kurrë!”, shprehet ai mes të tjerash

Dhe më tej vijon duke theksuar se ky mision do vazhdojë deri në “largimin e regjimit të narkomafias së rilindjes që ka marrë peng vendin”.

Postimi i Ilir Metës:

Kur bien institucionet, ngrihet populli.

Mirënjohje të jashtëzakonshme për popullin e 2 Marsit!

Mijëra e mijëra shqiptarë të ndershëm dhe patriotë, gjashtë vite më parë, ju përgjigjën thirrjes të Presidentit të Republikës për të mbrojtur Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese, pavarësinë e institucioneve, shtetin ligjor, barazinë e tyre përpara ligjit, lirinë, demokracinë dhe pluralizmin politik!

Misioni i 2 Marsit është sot më jetik dhe më aktual se kurrë!

Misioni i 2 Marsit vazhdon sot edhe me më shumë vendosmëri dhe nuk do të ndalet deri në triumfin e plotë të Lirisë dhe çlirimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve nga regjimi i urryer i Narkomafies “rilindase” që ka marrë peng vendin dhe të ardhmen europiane të tij.

2 Marsi është dita madhështore kur dinjiteti dhe krenaria e shqiptarëve u demonstrua më lart se kurrë ndonjëherë.

2 Marsi është simboli i mosnënshtrimit dhe përballjes ballore me të keqen në emër të vlerave më të larta të popullit tonë”.

© Panorama.al

Te lidhura