Afrika e Jugut, Sulmuesi i druhet burgut nga alkooli

Mar 30, 2011 | 11:20

Sulmuesi i Kombëtares së Afrikës së Jugut, Katlego Mfela, duhet të përgjigjet para gjykatës për skandalin e ndodhur në sfidën kundër Egjiptit, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Afrikës. 26-vjeçari afrikan u ndalua nga policia në mëngjesin e së hënës në Johanesburg, për t’i bërë një kontroll të imtësishëm. Duke qenë se goli i tij i fitores u festua në mënyrë skandaloze, dyshohet se sulmuesi Mfela të ketë pasur përqindje të lartë alkooli në gjak. Madje, po hetohet çdo lëvizje që ai ka pasur para ndeshjes dhe se çfarë ka pirë ai.

© Panorama.al

Te lidhura