Afati, 18 muaj për gjetjen e shtëpisë për të lëvruar kredinë e butë! Lista me emrat e përfituesve

Jun 18, 2025 | 11:59

Vijon lista me emrat e qytetarëve që përfitojnë kredi të butë për blerjen e një banese në kryeqytet. Në total janë 1109 emra që mund të marrin kredi me interes 3 për qind, pasi pjesa tjetër mbulohet nga programi.

Kredi-per-shtepi

Të gjithë ata që e gjejnë emrin në listë, duhet të nxitojnë të gjejnë shtëpinë për 18 muaj. Ndërkohë, çdo gjashtëmujor duhet të raportojnë në bankë mbi situatën, me qëllim që të shfaqin interesin mbi marrjen e kredisë dhe pamundësisë për të gjetur shtëpinë.

Ndërsa individët apo familjet që nuk janë shpallur përfitues nga programi social “Subvencionimi i interesave të kredisë”, kanë të drejtën e ankimit administrativ pranë kryetarit të bashkisë brenda 5 ditëve pune nga momenti i shpalljes publike të listës së përfituesve.

Ankimi duhet të depozitohet pranë zyrave të Bashkisë Tiranë dhe përcillet pranë Drejtorisë së Përgjithshme Juridike, Aseteve dhe Licencimit, e cila së bashku me dosjen e ankuesit ia paraqet kryetarit të bashkisë, i cili brenda 7 ditëve pune del me vendim në lidhje me ankimin e paraqitur nga ankuesit.

Përmes programit të subvencionimit të kredive për shtëpi, përfituesit marrin kredi në vlera të ndryshme, bazuar në numrin e anëtarëve. Shuma minimale e kredisë nis nga 5,5 milionë lekë për 1 person. Për 2 persona, për strukturë apartamenti 1+1 vlera e financimit është 6,8 milionë lekë. Për një hyrje 2+1 lëvrohen 10 milionë lekë dhe për apartament 3+1 për një familje mbi 5 anëtarë lëvrohen 12,4 milionë lekë kredi./Gazeta Panorama

LISTA 

© Panorama.al

Te lidhura