ELBASAN- Pas disa ore kerkimesh, policia ka mundur te vere ne pranga adleshentin qe vrau me kacavide rojen e shkolles. I riu u arrestua në fshatin Gradishtë Belsh, ndërsa po tentonte t’i arratisej policise pas krimit që kreu.
Krimi ndodhi paraditen e djeshme, kur adoleshenti me incialet E.C., shkoi pranë shkollës së fshatit gjatë pushimit të madh dhe tentoi të hynte në oborrin e shkollës, por është penguar nga roja i ndërtesës shtetasi Adriatik Gjini, 49 vjeç.
Mes tyre fillimisht u be nje sherr me fjale, e qe me pas degjeneroi ne agresivitet nga ana e te riut.











